Ushstruesi i Detyrës së kreut të OVL-UÇK, Faton Klinaku ka shkruar pas reagimeve të SHBA-së se Specialja është një etnike.
Klinaku thotë se nëse SHBA vendos të mos bashkëpunojë me Specialen sepse ajo po i gjykon vetëm shqiptarët, “pseudopolitikanët” dhe “pseudoanalistët” që deklaruan se nuk duhet penguar gjykata, tani do i dalin kundër gjykatës.
Ky është postimi i tij i plotë:
Nëse ndodh që SHBA vendos të ndërpres bashkëpunimin me Gjykatën Speciale për shkak se po i gjykon vetëm shqiptarët, këta pseudopolitikanët dhe pseudoanalistët që e kanë çmendur publikun me deklarata se kurrsesi nuk duhet penguar kjo gjykatë, do t’na çmendin me deklarata pompoze kundër kësaj gjykate.