×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku i reagon ish deputetit të LDK-së i cili tha se Specialja duhet t’i dënoi Thaçin e Veselin

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku i ka reaguar ish deputetit të LDK-së, Adem Salihaj i cili deklaroi se nëse Gjykata është e drejtë, do t’i dënojë Thaçin e Veselin.

    Klinaku ka thënë se Salihaj “po e luan rolin e prokurorit kujdestar për të hetuar diçka që as Specialja nuk po e heton”.

    “Ai është kundërthënës si shumë të tjerë. Edhe thotë se Gjykata Speciale ishte një e keqe e domosdoshme, edhe e luan rolin e prokurorit kujdestar për të hetuar diçka që as Specialja nuk po e heton. Njerëzit e tillë, të gjitha këto i bëjnë për arsye se aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së është për periudhën deri ne shtator 1999 dhe aty nuk përfshihen vrasjet e pasluftes që këta i quajnë gabimisht politike, për arsye se vetëm gjykatat me aktgjykim të formës së prerë mund të konstatojë se çfarë vrasje kanë qenë”, tha Klinaku.

    Klinaku, tutje deklaron se nuk janë kundër hetimit të vrasjeve por nuk e mbështesin gjykimin në gjykatë ndërkombëtare.

    “Ne kemi qenë dhe jemi që të hetohet çdo vrasje, ku prej tyre janë të vrarë edhe mbi 200 pjesëtarë të UÇK-së, por nga një gjykatë vendore sepse nuk ju besojmë atyre ndërkombëtare siç është edhe Specialja në Hagë. Dhe të hetohen edhe krimet, masakrat dhe gjenocidi i shkaktuar nga Serbia pushtuese në Kosovë”, tha Klinaku për Periskopin.

    I pyetur nëse Gjykata Speciale nuk do të ndikohet politikisht dhe do të gjykojë drejt, a do t’i dënojë për krime krerët e UÇK-së, Salihaj u përgjigj pozitivisht.

    “Unë mendoj që po, për arsyen e thjeshtë që nuk ka pasur kush tjetër t’i vrasë veprimtarët e LDK-së. Nuk ka logjikë që Serbia t’i ketë veprimtarët e LDK-së pas luftës. Të gjitha shenjat të çojnë në drejtim të strukturave të SHIK-ut dhe PDK-së.”, deklaroi Salihaj T7.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar për një përleshje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në...
    Të tjera
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.