Sekretari i organizatës së OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale e ka zhbërë veten pa ngritur aktakuza.
Klinaku ka përsëritur se ky institucion po punon ilegal pasi i ka pëfunduar mandati.
“Jo Thaçi, por Gjykata Speciale e ka zhbërë veten e saj pa ngritur aktakuza. Punon ilegal sepse nuk ka më mandat”, ka shkruar ai.
Ndryshe, po bëhet 1 muaj që kur janë arrestuar dy krerët e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, e po mbahen në Hagë.