×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku: Duhet të krijohen mekanizma mbikëqyrës për Gjykatën Speciale në Hagë, Nasim Haradinaj tregoi për shkeljet e rënda që iu bëhen bashkëluftëtarëve

    FrontOnline
    02 Janar 2025

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se duhet të të krijohet një mekanizëm mbikëqyrës ndërkombëtarë apo vendor, për Gjykatën Speciale në Hagë.

    Për këtë temë në një përgjigje për TV Arbëria, ka folur Faton Klinaku, kryetari i OVL-së UÇK-së, ai ka thënë kanë kërkuar vazhdimisht krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës për Dhomat e Specializuara, që lidhet me shkeljet që sipas Klinakut po iu bëhen krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Ai tutje ka thënë se për shkeljet në Hagë është në dijeni edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    “Ne si OVL UÇK kemi kërkuar vazhdimisht nga institucionet e Kosovës që ta krijojnë një mekanizëm mbikqyrës për Dhomat e Specializuara, sepse i kemi parë shkeljet e vazhdueshme që po u bëhen bashkëluftëtarëve të paraburgosur në Hagë, por asnjëherë nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Se çfarë shkeljesh u janë bërë e iu bëhen atyre, është shumë mirë e njoftuar Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, sepse edhe vet ka qenë në vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, por edhe ka pasur disa herë takime me kryetaren e DHSK-së znj. Ekaterina Trendafilova”, ka thënë Faton Klinaku.

    Klinaku thotë se për këto shkeljet ka folur edhe Nasim Haradinaj, ish i burgosuri nga Gjykata Speciale, dhe sipas tij pas këtyre deklaratave reagoi edhe ministrja Haxhiu.

    “Fakti që doli edhe ish-nënkryetari Nasim Haradinaj në media, dhe tregoj për shkeljet e rënda që u janë bërë e iu bëhen të paraburgosurve në Hagë, e bëri që të reagoj Ministrja Haxhiu. Ajo paska thënë tash se vendi ynë duhet ta krijojë një mekanizëm mbikqyrës ndërkombëtar apo vendor për Dhomat e Specializuara, veçanërisht në aspektin e të drejtave të personave të akuzuar, pra ka thënë duhet e që është dëshirore, sepse nuk e ka thënë se vendi ynë do ta krijojë atë mekanizëm mbikqyrës”, ka thënë Klinaku.

    Kryetari i OVL UÇK-së, shton se Ministria e Drejtësisë, duhet të marrë hapa konkret në këtë drejtim.

    “Ministrja Haxhiu, duhet të marrë hapa më konkret për mbrojtjen e të akuzuarve, duke përfshirë rritjen e financimeve për avokatët mbrojtës. Ndërsa, sa i përket transparencës, qasja në dokumentet zyrtare garantohet nga legjislacioni i Kosovës, prandaj duhet të sigurohet që kjo të realizohet pa e dëmtuar mbrojtjen ligjore të të akuzuarve”, ka thënë Klinaku.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar të fortë,...
    Lajme04 Janar 2025
    Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, deklaroi për RTK-në se është e domosdoshme të punohet për përmirësimin e...
    Lajme04 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës nga kjo parti, Lumir Abdixhiku është takuar sonte me banorët e fshatit Stravuqinë...
    Të tjera
    Lajme04 Janar 2025
    Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj burgim javën e kaluar, ka ndarë detaje...
    Vip04 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Burime të Indeksonline pranë artistes kanë konfirmuar...
    Lajme04 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Altin Krasniqi ka njoftuar për takimin e sontëm që ka zhvilluar në Drenoc të...
    Lajme04 Janar 2025
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka fituar betejën për hotelin "Grand", në Gjykatën e Arbitrazhit. Pacolli ka thënë se...
    Lajme04 Janar 2025
    Kosova së shpejti pritet të furnizohet me helikopter dhe dron të cilët janë në kuadër të fazës së tretë të tranzicionit në...
    Lajme04 Janar 2025
    Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, të bërë në gazetën prestigjioze amerikane “The New...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.