-->
×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Klina jep tender për pastrimin e objektit 29 mijë euro më shtrenjtë sesa vlera e ofruar

    FrontOnline
    29 Shkurt 2020

    Komuna e Klinës që nga muaji korrik i vitit të kaluar nuk po mund që të gjej një kompani adekuate për pastrimin e objektit.

    E vonesa për dhënien e kontratës të tenderit u bënë për shkak të ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurorimit.

    Komuna e Klinës kishte hapur tender më 11.07.2019 për mirëmbajtjen higjienike të objekteve administrative të komunës.

    Për këtë tender janë paraparë që të ndahen 110.00 euro për 36 muaj.

    Ndonëse aplikuan 5 operatorë ekonomik me çmim më të ulët, këtë tender duket se do ta fitoj “TFS SHPK & LAGUNA SHPK” me çmim 29.323 euro më shtrenjtë.

    E kriter i tenderit ishte që operatori ekonomik fitues të kishte 12 punëtorë me pagë 250 euro bruto.

    Që i bie se do të shpenzonte 3 mijë euro për pagat e punëtorëve. Ndërsa me vlerën e fundit që ka ofruar kompania që është propozuar nga OSHP për shpërblim të kontratës, komuna do të paguj çdo muaj 870 euro më shumë.

    Abaz Foniqi nga Zyra e Prokurimit në komunë e Klinës, për IndeksOnline, ka thënë se të gjitha kompanitë tjera janë vlerësuar të papërgjegjshme nga OSHP.

    Foniqi ka sqaruar ecurinë e këtij procesi.

    “Edhe pse procesi nuk është final, pra ende nuk është dhënë kontrata, por vetëm vendimi për përzgjedhjen e ofertës fituese. Për transparencë dua të ju dërgoj ecurinë e këtij procesi që është nga data 11.07.2019.

    Me datën 11.07.2019 është publikuar njoftimi për kontratë. Kriter mes tjerash ishte numri i të punësuarve 12 me pagën bruto 250.00 euro.

    Është bërë përzgjedhja dhe është propozuar TIKI – nga Malisheva, për vlerën 2.995.61.

    OSHP në këtë vendim konstaton se oferta e O.E TKI nga Malisheva nuk është e përgjegjshme.

    Pas ankesës së O.E < COYOTE Clean Group nga Klina, OSHP – kthen procedurën në ri-vlerësim.

    A,K bazuar në këtë  propozon për shpërblim me kontratë .O.E “COYOTE CLEAN GROUP” nga Klina për vlerën 3.024.79 euro.

    Pas kësaj kemi ankesën nga dy O.E “TFS SHPK” nga Prishtina dhe “TIKI” nga Malisheva.

    OSHP në vendimin e tyre të datës 21.01.2020 nr.879-885-19 konstaton se Operatori Ekonomik “COYOTE CLEAN GROUP “ nuk është i përgjegjshëm.

    Në këtë vendim OSHP i jep të drejtë “TFS SHPK” nga Prishtina ndërsa O.E “TIKI” – të pa bazuar.

    Me datën 21.02.2020 në procesin e ri-vlerësimit, propozohet për shpërblim me kontratë oferta e vetme e përgjegjshme “TFS SHPK & LAGUNA SHPK” nga Prishtina, vlera mujore është 3.870.09 euro.

    Tri ofertat:

    Selmans Selmans nga Prishtina,, vlera mujore 2.955.34 euro

    TIKI nga Malisheva, me vlerë mujore 2.995.61 euro

    COYOTE Clean Group nga Klina, vlera mujore 3.024.79 euro

    Janë konsideruar të papërgjegjshme apo konfrom nenit 31 të LPP.

    O.E SFKSHPK nga Prizrenit i papërgjegjshëm në aspektin administrative,

    O.E ERIK nga Prishtina nuk ka bërë vazhdimin e sigurimit të tenderit as vazhdimin e valiiditetit të tenderit”, thuhet në përgjigjen e tij

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Avokati Arianit Koci, për FrontOnline ka folur pas përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale, duke e...
    Lajme09 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Bëhet e ditur se Kurti e...
    Lajme09 Prill 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të marten në Gjilan. (më tepër…)
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për afatet kohore për krijimin e Qeverisë së re të vendit, dhe votimin e...
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke thënë se ky institucion nuk është krijuar për të...
    Lajme09 Prill 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës janë përballur me kritika dhe shqetësime të mëdha pas përdorimit të termit "Kosovo i Metohija" për të...
    Sport09 Prill 2025
    Pas fitores 2-1 në transfertë ndaj Bayern Munich në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, tashmë gjashtë lojtarë të Interit rrezikojnë...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar humbje në të gjithë indekset kryesore sot. Në Francë, Cac 40 përfundoi me rënie 3.34% pasi...
    Lajme09 Prill 2025
    Në mungesë të të akuzuarit Jeton Menxhiqi dhe mbrojtëses së tij, avokates Shpresa Hasaj-Hyseni, ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.