Një grua në Vushtrri ka raportuar në Polici se i janë bllokuar të gjitha adresat në rrjetet sociale pasi ka klikuar në një link.
Rasti është iniciuar si “Ndërhyrje në sistemin kompjuterik”.
“NDËRHYRJE NË SISTEMIN KOMPJUTERIK | Vushtrri, 18.11.2022 – 14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në rrjetin social nga një link të cilin e ka hapur i janë bllokuar të gjitha adresat në rrjete sociale. Me rast janë duke u marrë zyrtarët përkatës të kësaj natyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.