×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Klerikët ortodoksë pro-rusë refuzojnë të largohen nga Kievi

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Klerikët e krishterë ortodoksë kanë refuzuar të largohen nga Kievi, pavarësisht se qeveria ukrainase planifikoi dëbimin e qindra priftërinjve, murgjve dhe studentëve.

    Lavra e Pechersk është një seli e Kishës Ortodokse të Ukrainës (UOC), e cila u nda nga patriarkana e Moskës pas pushtimit të Rusisë vitin e kaluar.

    Por zyrtarët ukrainas dyshojnë se disa nga klerikët më të lartë kanë mbajtur lidhje me kishën në Moskë, të cilën ata e mohojnë.

    UOC është urdhëruar të largohet nga vendi deri në fund të së mërkurës.

    Qeveria ukrainase, e cila zotëron manastirin e madh të shekullit XI, thotë se vendimi u mor pasi një komision zbuloi shkelje të shumta të marrëveshjes së qirasë së kompleksit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, përcjell Klankosova.tv

    Metropolitan Clement, kreu i zyrës së shtypit i UOC, tha se nuk kishte “asnjë bazë ligjore” për dëbimin, të njoftuar në fillim të këtij muaji.

    “Nëse qeveria na detyron ta bëjmë në mënyrë të paligjshme, quhet totalitarizëm”, tha ai për BBC. “Ne nuk kemi nevojë për një shtet apo qeveri të tillë. Ne kemi kushtetutën dhe ligjet. Ne nuk pranojmë metoda të tjera”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Personat që përdorin imazhin e dikujt tjetër pa pëlqimin e tij për të krijuar profile të rreme në rrjetet sociale apo në...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Shqipëria ka ngritur dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore për të kryer vlerësime mbi nivelin e rrezikut të vatrave të zjarrit që...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet shqetësuese, me 29 vatra të regjistruara në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e shkrimtarit, veprimtarit e intelektualit, Adem Demaçit. “Mandela” i Kosovës, për angazhimin e tij politik,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Nga ora 14:00 do të vazhdojë seanca e sotme konstituive në ditën e fundit të afatit 30-ditor që e caktoi Gjykata Kushtetuese...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Shumë vrasje të kryera mes qershorit e dhjetorit të vitit 1999, viktima të incidenteve të ndryshme kriminale, në kohën kur nuk kishte...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.