Vitamina A gjendet në ushqimet më të shëndetshme dhe është e njohur për efektin e saj në shkëlqimin e lëkurës.
Por një studim i bërë nga Shkolla austriake, MediUni në Vienë, thotë se tashmë vitamina A në të vërtetë mund të funksionoj edhe për humbjen në peshë, veçanërisht kur moti bëhet më i ftohtë.
Studimi, i botuar në revistën “Molecular Metabilism” demonstroi se vitamina A apo retinoli arrin të stimuloj procesin e djegies së dhjamit.
Shkencëtarët e studimit, të udhëhequr nga Florian Kiefer nga Dega e Endokrinologjisë dhe Metabolizmit në MenUni në Vienë, vlerësuan nivelet e gjakut të personave, që morën pjesë në eksperiment dhe ajo që vunë re ishte se ekspozimi ndaj të ftohtit stimulonte rishpërndarjen e vitaminës A nga mëlçia drejt indit yndyror duke nxitur djegien e tij.
Disa nga ushqimet, që përmbajnë vitaminë A janë:
Speci i kuq
Spinaqi
Mëlçia e viçit
Patatet e ëmbla
Akullorja
Kungulli