Një Toyota Corolla e vitit 1993 në Zelandë të Re i ka kaluar dy milionë kilometra.
Graeme Hebley e bleu veturën nga Japonia në vitin 2000 me 80 mijë kilometër, transmeton Telegrafi.
Që atëherë ai e ka vozitur afërsisht 5,000 kilometra çdo javë, midis Wellington-it dhe New Plymouth për punë, e cila është shpërndarja e gazetës, Whanganui Chronicle.
Për shkak të rutinës intensive, automjeti dërgohet për servis çdo të dytën javë dhe i është ndërruar kambia “pothuajse” 20 herë.
Megjithatë, motori, transmisioni dhe trupi i makinës janë tërësisht origjinale.
Rekordi Botëror Guinness për më shumë kilometra të përshkuara nga një automjet rrugor jo-tregtar mbahet nga një Volvo P1800S i vitit 1966, i drejtuar nga njujorkezi, Irv Gordon.
Gordon kishte bërë 5.15 kilometra deri në kohën e vdekjes së tij në vitin 2020.