×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kjo s’është strategji politike…” Vigan Qorollin e VV’së e kap frika se opozita mund të bëjë qeveri

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Vigan Qorolli i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili aktualisht është zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë, foli me drojë për mundësinë e një qeverie të formuar nga opozita.

    Ai përmes një statusi në Facebook akuzoi partitë opozitare se përmes “pazarllëqeve prapa dyerve” po synojnë të bëjnë Qeverinë, ndërsa për Lidhjen Demokratike të Kosovës tha se nuk di të fitojë zgjedhjet.

    “”S’po mundemi me i fitu zgjedhjet, ama qeverinë mujna me e ba.” Kjo s’është strategji politike, kjo është filozofi e humbësit! 😏 Pra, LDK përmes shumë nënkryetarëve të saj që po ngarendin studio’m’studio, po na thotë që vota e qytetarëve s’paska rëndësi fare, mjafton pak pazare, ca pazarlleqe prapa perdeve dhe hop… qeveria në dorë!”

    “Po nëse s’dini me i fitu zgjedhjet, me çfarë legjitimiteti mendoni me qeverisë? Me hajmali, me short apo me ndonjë thirrje nga qielli? Pra, qytetari s’qenka i rëndësishëm, mjafton të rregullohen hesapet në prapaskenë dhe pushteti vjen vetë. Kjo është një fantashkencë politike!. Populli flet në zgjedhje, kush s’din me i fitu, le t’i përvesh mëngët e të mësojë prej humbjes. Se qeveria nuk fitohet në korridoret e kafehaneve të Prishtinës, por në zemrën e qytetarit. E nëse s’ta jep qytetari, s’ta jep as pazari!”, tha ai./Express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Ish-Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka marrë një dhuratë të veçantë nga Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtor i afërt i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim...
    Lajme25 Mars 2025
    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vushtrri, ku një grua 42-vjeçare është vrarë nga një burrë 58 vjeçar,...
    Lajme25 Mars 2025
    I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot e ka takuar Vuçiqin në Beograd. Vuçiqi ka deklaruar se takimi...
    Të tjera
    Sport25 Mars 2025
    Anglia u përball me Letoninë të hënën në mbrëmje. Tifozët kanë reaguar në rrjetet sociale pasi vunë re diçka ‘të gabuar’ në...
    Vip25 Mars 2025
    Stresi që nga fillimi i Big Brother ka qenë në mbështetje të Gjestit. Ai e ka theksuar disa herë se fitoren e...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, për FrontOnline, ka folur rreth mundësisë së formimit të Qeverisë së re. Berisha potencon se...
    Kronika25 Mars 2025
    Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 24 orëve në vendin tonë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë...
    Kronika25 Mars 2025
    65 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Policia ka njoftuar se 25 nga këto aksidente kanë qenë...
    Kronika25 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Prizren pasi së bashku me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar një person. Sipas njoftimit, viktima është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.