Rruga “Agim Ramadani” që përfshinë disa pjesë të kryeqytetit do të jetë e mbyllur për qarkullim nga nesër.
Arsyeja e mbylljes është puna për përfundimin e asfaltit në këtë aks rrugor.
Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut përkohësisht, prej nesër, 19 nëntor nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve të asfaltimit shtresimin e këtij aksi rrugor.
“Ju lusim që gjaëe kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.