Gjatë sezonit të viruseve dhe gripit, mënyra më e mirë për të forcuar imunitetin është të pini lëng panxhari çdo ditë, thonë ekspertët.
Edhe pse jo të gjithëve do ta pëlqejnë shijen e tij paksa tokësore, lëngu i panxharit mund të përzihet me fruta të ndryshme dhe në këtë mënyrë të “maskuar” për ta bërë më të shijshëm. Ja cilat janë përfitimet e tij dhe pse është mirë të pihet.
Kjo bimë rrënjore është efektive për detoksifikimin e trupit, largimin e lodhjes dhe stresit, dhe hulumtimet e fundit kanë treguar se është e shkëlqyer në parandalimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene.
Përbësit për lëngun për të forcuar imunitetin: 1 kg panxhar, 1 kg karrota, 1 kg mollë jeshile, 1 kg limon, 1 kg mjaltë.
Përgatitja:
Lani gjithçka mirë dhe limonin e vendosni në ujë të vakët me kripë për të nxjerrë helmet nga lëvorja. Mollët duhet të heqin kërcellin dhe mesin. Asnjë nga frutat dhe perimet nuk qërohet. Gjithçka përzihet dhe lihet të qëndrojë për 24 orë.
Më pas kullojeni me napë dhe I shtoni mjaltë. Lëngun e vendosim në shishe qelqi dhe e ruajmë në frigorifer. Duhet të pini 0,3 dl tri herë në ditë./FrontOnline/