Shumica e konsiderojnë atë një bar të keq dhe shumica gabojnë. Dihet mirë se sallata me luleradhiqe është mirësia më e madhe për organizmin në pranverë. Gjithçka në lidhje me këtë “bar të keq” është shëruese, dhe lulja dhe gjethet janë më të shijshmet në sallatë.
Shurupi i luleradhiqes, i cili përgatitet shumë lehtë, mund të pastrojë enët e gjakut, të përmirësojë tretjen dhe të forcojë trupin. Zieni dy filxhanë lule luleradhiqe në dy litra ujë, kullojeni, shtoni një kilogram mjaltë dhe lëngun e dy limonëve. Ziejeni përzierjen në nxehtësi të ulët, duke e përzier vazhdimisht, derisa të bëhet shurup. Derdhni shurupin në një shishe dhe mbylleni. Merrni një lugë gjelle dy ose tre herë në ditë./FrontOnline/