Në rrugët e Ukrainës që sot po bombardohen nga rusët dikur qëndronte postieri i Arilenës ku paralajmërohej koncerti i saj.
Por jo vetëm kaq. Arilena nuk mbajti koncert vetëm në Ukrainë por edhe në Rusi duke rrëmbyer çmimin “Platin”.
Kënga “Nëntori” e Arilena Aras kishte rrëmbyer atëkohë mbi 10 milionë shikime në kanalin e Youtube e për këtë fakt ajo ishte shpërblyer në festivalin e njohur “Europa Plus” në Rusi.
Duke i pasur kaq të freskëta këto kujtime të para pesë viteve edhe Arilena ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e tanishme mes Rusisë e Kroacisë, e cila i ktheu pas fotot e videot nga koncertet e saj.