Pas 12 vjetësh, skuadra nga Lipjani, Ulpiana e ka siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Me fitoren e sotme 1:2 ndaj Ramiz Sadikut, të besuarit e Fadil Ademit janë rikthyer në elitë, raporton FrontOnline.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e Ramiz Sadikut në kryeqytet.
Në këtë ndeshje i pranishëm ishte edhe presidenti i Ulpianës, Abedin Salihu – Dino.
Ai shihet në një tribunë “VIP” në stadium, duke e përcjellur ndeshjen e sotme me disa persona të tjerë.
Për më shumë, shikoni fotografitë që ka siguruar FrontOnline: