Në fundin e ndeshjes mes Belgjikës dhe Finlandës në Shën Petersburg u shënua me një incident.
Vëmendjen e gjithë ndeshjes për pak minuta e mori një tifoze seksi, e cila arriti të futet në fushë, shkruan FrontOnline.
Kjo.femër iu shmang sigurimit të stadiumit dhe vrapoi në fushë.
Gjyqtari Felix Brich ndërpreu menjëherë lojën, derisa drejtori i transmetimit u sigurua që tifozët e futbollit në të gjithë botën të mos e shikonin performancën e saj.
Vajza arriti të futet deri në qendër të fushës para se sigurimi ta ndalonte dhe ta largonte.
Interesant është fakti se sigurimi menjëherë mbuloi trupin e saj, pasi në bluzën e saj kishte një reklamë provokative. /FrontOnline/