Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka kërkuar nga LDK’ja që të respektoj rregullat e demokracisë dhe të qëndrojnë në Kuvend për votimin e presidentit.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka kërkuar që mos të ndotet trashëgimia e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Ju lutemi #LDK të respektoni rregullat demokratike dhe mos e ndotni trashëgiminë e # Rugovës: qëndroni në parlament për votimin”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, edhe sot nga LDK është deklaruar se Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj nuk do të votojnë për zgjedhjen e presidentes.
Deputetë tjerë nga ky subjekt janë deklaruar se do të qëndrojnë sot në sallë dhe do të votojnë.