Kjo është shtëpia, në adresën e së cilës është e regjistruar kompania pritave, LDA Group Shpk, ku u transferuan mbi 2 milionë euro.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim për të dyshuarin kryesor që ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private.
Radio Evropa e Lirë ka vizituar shtëpinë në fshatin Llapushnik, rreth 30 kilometra larg nga Prishtina, ku kompania ka dhënë adresën kur është regjistruar si biznes.