×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është rezoluta e AAK-së e refuzuar nga VV-ja

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Ditën e sotme është mbajtur debat parlamentar në Kuvendit të Kosovës, thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për çështjen e gazit amerikan.
    AAK bashkë me mocionin përmbajtësor kishte propozuar edhe një rezolutë.
    Rezoluta e cila u propozua nga AAK u votua në Kuvendin e Kosovës dhe me që 46 deputetë të pushtetit votuan kundër, kjo rezolutë nuk u miratua.
    Ishte Haradinaj i cili pothuajse në fund të seancës pak para votimit të rezolutës kërkoi nga grupet parlamentare që të uleshin të diskutonin dhe të dakordoheshin për tekstin por që LVV ishte në kundërshtim të plotë me këtë dhe vendosën që të votonin kundër, për arsye që kjo rezolutë të mos miratohej nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

    Ja Rezoluta e propozuar nga AAK dhe e përkrahur nga e tërë opozita:

    REZOLUTË
    1.Obligohet Qeveria e Kosovës të përcaktohet për alternativat strategjike të furnizimit me
    energji dhe në afat sa më të shkurtër ta revidoj Strategjinë e Energjisë të Republikës së
    Kosovës 2017-2026.
    2.Ta informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës për alternativat e furnizimit me energji
    me informata të detalizuara ekonomike dhe strategjike.
    3.Të bashkëpunojë me MCC si Agjenci Federale e SHBA-të që të zgjidhen sa më parë
    dilemat e panevojshme të cilat i keni vendos me veprimet e fundit.
    4.Të merren veprime konkrete për të mundësuar që buxheti prej 200 milion i destinuar nga Administrata Biden të shfrytëzohet sipas marrëveshjeve të deritashme me MCC dhe
    studimeve që janë bërë nga ata deri me tani
    5.T’i kërkoni falje Administrates Biden, Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe qytetarëve  të Kosovës për dëmtimet eventuale të raporteve me SHBA-të dhe të merrni veprime konkrete për rivendosjen e raporteve të sinqerta.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.