Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në Skënderaj, Drenica ishte nikoqir i Feronikelit në derbin drenicas, kurse në Podujevë, Arbëria u përballë me Besën, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në Bajram Aliu” mes dy skuadrave drenicase u mbyll baras 1:1.
Me këtë barazim, Feronikeli mbetet në vendin e gjashtë me 35 pikë, kurse Drenica në vendin e tetë me 34 sosh.
Nga ana tjetër, Arbëria arriti ta mposhtë Besën me rezultat të ngushtë 2:1.
Me këtë fitore, Arbëria ndodhet në vendin e nëntë me 30 pikë, kurse Besa në vendin e fundit me dhjetë sosh.
Ndryshe, të dyja ndeshjet ishin të vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës./FrontOnline/