×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është përshtypja e Lutfi Hazirit për Haradinajn, Kurtin, Veselin e Limajn

    FrontOnline
    02 Shtator 2019

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ftuar në emisionin Frontal të televizionit T7, ka folur për të gjithë kandidatët për kryeministër të vendit.

    Ai është pyetur për mendimin e tij rreth Ramush Haradinajt, Albin Kurtin, Kadri Veselin, Fatmir Limajn dhe sigurisht për Vjosa Osmanin.

    Për Ramush Haradinajn, Haziri u shpreh se e sheh si një person popullist nga i cili njerëzit janë lodhur dhe dëshirojnë shpresë e besim.

    “Ramush Haradinaj, ish-kryeministër definitivisht, me agjenda popullsite” tha Haziri duke shtuar se qytetarët e Kosovës nuk janë popull popullist por janë “popull që varfëria i ka lodhur dëshirojnë të shohin shpresë e besim”.

    Ai shtoi se nuk beson që temat politike do t’i ndihmojnë qytetarët dhe se njerëzit dëshirojnë shpresë për jetë më të mirë.

    Ndërsa për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, ai tha se Kurti e do kryeministrin me çdo kusht dhe se e sheh si një popullist të majtë. Haziri shtoi se Kurti për ambiciet e tij i përjashtoi 12 deputetë nga partia.

    “E dëshiron postin e kryeministrit me çdo kusht edhe kësaj here, nuk ka arritur ta menaxhojë suksesin 3 muajsh të viti 2017, për ambiciet e tij përjashtoi 12 deputet, politikat e majta e popullzimi e  bëjnë ekstremin e majtë” tha Haziri.

    Ndërsa sa i përket Kadri Veselit, Haziri tha se tashmë kreu i PDK’së e ka humbur besimin në popull dhe se e kaluara e tij politike është e errët.

    “Nuk ka besim nga populli. Nuk mundet që një karakter i tillë të bëhet kryeministër. E kaluara e tij politike është e errët” tha Haziri.

    E arsyes së parë, ai ia shtoi edhe dy arsye tjera. “e dyta është mënyra se si e ka marrë primatin e PDK’së dhe e treta qytetarët nuk i besojnë sepse ‘ka ecur pa këpucë’”

    Sa i përket Fatmir Limajt, nënkryetari i LDK’së tha se e ka përjashtuar veten nga kandidatura për kryeministër në momentin që ka hyrë në koalicion me AKR’në.

    “E ka përjashtuar veten nga kandidatura për kryeministër me faktin që ka bërë koalicion me AKR’në. Nuk shihet si opsion nga votuesit e dëshpëruar të PAN’it. Nisma nuk është e sigurtë për ata votues” tha Haziri duke shtuar se nuk dëshiron që në këtë fazë të bëjë aludime rreth një koalicioni të mundshëm paszgjedhor mes LDK’së dhe Nismës socialdemokrate.

    Ndërsa për kandidaten e partisë së tij, Haziri tha se nuk ka dyshim që do të jetë kandidatja për kryeministre.

    “Po, do të bëhet kryeministre. I ka atributet e kryeministres e cila merr agjendë politike për ta zbatuar” tha ai duke shtuar se “Vjosa e ka besimin qytetar dhe kjo është më e rëndësishmja për të”.

    Lidhja Demokratike e Kosovës e kandidoi Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre të vendit. Ky subjekt politik ishte në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje por që nuk arritën koalicion parazgjedhor.

    Lëvizja Vetëvendosje i kishte bërë ofertë publike LDK’së për të hyrë në një listë të përbashkët por pa një kandidat për kryeministër. E personi që ka numrin më të madh të kandidatëve, do të ishte edhe kryeministër. Këtë ofertë e kishte refuzuar LDK’ja me arsyetimin se kjo do të krijonte garë të brendshme e jo garë ndaj PAN’it.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.