Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar letër u.d së presidentes Vjosa Osmani, dhe liderit të VV-së, Albin Kurti, për takim të kërkuar nga këta të dy, më 19 mars
Në letrat që ka siguruar Insajderi, Abdixhiku u propozon Kurtit e Osmanit, takim të premten me fillim nga ora 12:30 në Kuvendin e Kosovës.
“Propozoj që takimi të mbahet këtë të premte, më 19 mars 2021, në orën 12:30 në sallën N-303 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në formatin e propozuar nga ju”, thuhet në letrën e Abdixhikut.