Zyra e Kryeministrit Avdullah Hoti ka konfirmuar se është shkarkuar drejtori i ATK’së, Ilir Murtezaj.
E, menjëherë e ka konfirmuar se ne vend të tij është emëruar, Ekrem Hysenaj, shkruan Front Online.
Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, Hysenaj, ka pasuri të paluajtshme me vlerë prej 285 mijë euro .
Tek pasuria e paluajtshme, pronë drejtorit të ri të ATK-së, bëjnë pjesë një banesë me vlerë prej 70 mijë euro, tokë pune me vlerë 170 mijë euro.
Ndërsa pasuri të luajtshme, të deklaruar e ka vetëm një veturë të tipit Golf 4, me vlerë prej 4 mijë euro.
Në linkun më poshtë është pasuria e deklaruar nga Ekrem Hysenaj.
https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2020/Qeveria/Ministria%20e%20Financave%20dhe%20Transfereve/Ekrem%20Hysenaj.pdf?fbclid=IwAR1A1-jxMplPZOPkbmUNhLJbY2XmiyHAQam5lUCYCvrD7BxyiIlShPLs_LU