Bajram Rexha është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave pas shkarkimit të Ibrahim Xhakës nga kjo pozitë.
Bazuar në deklarimin e pasurisë që ka deklaruar Rexha në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai ka pasuri në vlerë të mbi 300 mijë eurove, shkruan Front Online.
Tek pasuritë e paluajtshme, Rexha ka deklaruar një shtëpi banimi në vlerë 50 mijë euro, një banesë në vlerë të 125.000 mijë eurove, një garazhë 8 mijë euro, një lokal afarist 50 mijë euro, toka në vlerë 50 mijë euro dhe një mal që kap vlerën e 25 mijë eurove.
Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar një veturë në vlerë të 27 mijë eurove, shkruan Front Online.
Ai posedon edhe një kompani që kapital prej 40 mijë eurove. Si para të gatshme në bankë Rexha veç vetë ka deklaruar 46 mijë euro. E së bashku me paratë e bashkëshortes dhe fëmijëve, si familje, kanë gjithsej 61 mijë euro para të gatshme kesh.
Të hyrat vjetore të Rexhes sillen rreth 16 mijë e 428 euro, meqë rroga e tij mujore në ATK është 1369 euro.