×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është padia me të cilën ish-guvernatori Rexhepi përfitoi 200 mijë € dëmshpërblim

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Përmes një padie të parashtruar ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ish-guvernatori i Bankes Qendrore të Kosovës (BQK), Hashim Rexhepi, arriti të përfitojë 204 mijë e 307 euro dëmshpërblim.

    Me pretendimin se pa të drejtë ishte mbajtur në paraburgim për 172 ditë si dhe për masat tjera për sigurimin e pranisë së tij, ish-guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), Hashim Rexhepi, e paditi KGJK-në më 27 mars të 2013-s.

    Ndonëse përfitoi vetëm 204 mijë euro dëmshpërblim sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore e Prishtinës të martën, para shtatë vitesh ish-guvernatori Rexhepi kërkonte mbi një milionë euro në formë të dëmshpërblimit.

    Insajderi ka siguruar padinë e dorëzuar më 2013, në të cilën arsyetohet kërkesa ish-guvernatorit Rexhepi për dëshmpërblim.

    “Kërkohet të aprovohet kërkesa e paditësit Hashim Rexhepi nga Prishtina, kështu që e paditura Republika e Kosovës për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, obligohet që paditësit në emër të kompensimit të dëmit t’i paguajë: 629.200,00 euro në emër të dëmit material, 500.000,00 euro në emër të rrënimit të prestigjit dhe 300.000,00 në emër të sadisfakcionit për cenimin e lirive dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në padinë e Hashim Rexhepit ndaj KGjK-së.

    “Shumat e gjykuara e paditura obligohet t’i paguajë në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi me kamatë 3,5 për qind nga data 16 shkurt gjerë në pagesën e plot”, theksohet në padi.

    Aktgjykimin për dëmshpërblimin e Rexhepit të martën, Gjykata Themelore e ka marrë duke llogaritur 172 ditët e kaluara në procedurë me 100 apo 200 euro ditën.

    Ndërkaq, sipas avokatit të tij, Adnan Pacolli, shuma e dëmshpërblimit nuk është as për së afërmi asaj që ka kërkuar paditësi.

    “Kërkesat e paditësit të cilat janë dorëzuar në formë të shkuar pranë gjykatës për precizimin e kërkesë padisë, kanë qenë jashtëzakonisht të larta dhe duke përfshirë edhe kategrinë e dëmit material dhe atë jo material që konsiston me fitimin e humbur për shkak të humbjes së rrogës qoftë në pozitën e guvernatorit apo pas mbarimit të mandatit të mandatit të guvernatorit ka pasur të kthehet në vendin e punës që e ka pasur me kontratë të përhershme që ka pasur në pozitën e zëvendësguvernatorit dhe shef i mbikëqyrjes së kompanive të sigurimit, e gjitha kjo e kap vlerën e 1.6 milionë euro”, ka thënë Pacolli.

    Ish-guvernatori Hashim Rexhepi, ishte arrestuar me 23 korrik 2010, bashkë me disa të tjerë, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Gusht 2025
    Ish-ministri Behgjet Pacolli në një prononcim për Front Online beson vendimi i Kushtetueses mund të shërbejë si pikë kthesë për zgjidhjen e...
    Lajme17 Gusht 2025
    Pesë persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një rrahje në mes veti në fshatin Llaushë të Skenderajt. Policia e Kosovës në...
    Lajme17 Gusht 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:41 në Bregun e Diellit, konkretisht në rrugën Enver Maloku. Lëndime trupore kanë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Gusht 2025
    Volodymyr Zelensky ka thënë se refuzimi i Rusisë për të rënë dakord për një armëpushim po i ndërlikon përpjekjet për t’i dhënë...
    Lajme17 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një aksion në fshatin Isniq të komunës...
    Lajme17 Gusht 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare. Sipas kësaj qendre, më e ngarkuar paraqitet...
    Lajme17 Gusht 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe vranesira te shperndara. Sipas IHMK-së,...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një ditë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në një hotel në Alaskë, janë gjetur tetë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes gjashtë veturave në Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.