Në 7 ditët e fundit në Kosovë kemi parë numër të rritjeve të rasteve me koronavirus.
Si pasojë e kësaj, edhe numri i të vdekurve nga Covid 19 ka shënuar rritje, transmeton Indeksonline.
Gjatë 7 ditëve të fundit, 65 persona kanë vdekur nga koronavirus. Mosha mesatare e të vdekurve është 70.72 vjeç.
Personi në moshën më të re që ka ndërruar jetë nga Covid 19 në javën e fundit është 46 vjeç, kurse më i vjetri është 90 vjeç.
Në 7 ditët e fundit janë bërë 12 mijë e 609 teste, ku pozitiv kanë rezultuar 5191 persona.