Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh sot ka njoftuar se ka vdekur një person që ishte duke u trajtuar në QKUK, pasi i njëjti kishte qenë i përfshirë në një aksident trafiku 18 ditë më parë.
Ndërsa, për këtë rast për Front Online ka folur edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo, ka thënë se viktima është i moshës 13-vjeçare.
“Viktima është i vitit të lindjes 2009”, ka thënë ajo për Front Online.
Aksidenti kishte ndodhur më 12 nëntor rreth orës 21:00 në Lipjan.
“Lipjan 12.11.2022, 21:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në trajtim në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku sot me datë 29.11.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Front Online