Emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka prezantuar emrat e personave që thuhet se kanë lidhje me zyrtarë të lartë të partive politike e që të njëjtit tashmë shërbejnë në diplomaci.
Kjo listë sipas moderatorit Ermal Panduri është dërguar nga burime të mirë informuara brenda diplomacisë kosovare.
Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj kishte kërkuar nga MPJD që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake.
Së fundmi është riaktualizuar debati për emërimet në diplomaci pasi që ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani kishte shkarkuar katër konsuj të Kosovës.