Front Online ka siguruar letrën e dorëheqjes që presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar, kryeministrit Avdullah Hotit, Kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do ta zëvendësojë Thaçin për gjashtë muaj.
Thaçi ka shkruar se është krenar për gjithë punën që ka bërë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Jam i bindur që unë dhe bashkëluftëtarët tjerë do të dalim faqebardhë nga ky proces dhe do të konfirmohet lufta e drejtë e UÇK-së”, ka thënë ai.
Më poshtë keni dokumentin që Front Online ka siguruar.