Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen ceremoniale të Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar nga ministrat e tij që sa më shpejtë të vijnë me propozime konkrete për problemet që kanë ministritë dhe të kërkojnë zgjidhje për to.
Ai, madje ka kërkuar që urgjent të sillet plani për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe plani për ringjallje ekonomike, raporton Front Online.
“Në ditët në vazhdim pres nga secili nga ju pres të vini me propozime konkrete për problemet në ministri të cilat kërkojnë zgjidhje. Sfidat janë të mëdha, përtej veprimeve urgjente në menaxhimin e pandemisë. Pres që në tavolinën time të vij urgjent plani për ndalimin e pandemisë e po ashtu edhe plani për ringjalljen ekonomike”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se kërkohet punë konkrete dhe rezultate sa më të shpejta.
“Këtu do të punojmë si ekip dhe rezultati varet nga puna e secilit prej jush. Ju takon juve që punët q ëi keni brenda ministrisë ti trajtoni problemet dhe të krijoni zgjidhje. Të kërkojmë ndihëm dhe bashkëpunim nga të gjithë. Ti përvjelim mëngët dhe të fillojmë me punën që na pret”, ka shtuar Kurti./Frotn Online