Pesë persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti të mbrëmshëm, në rrugën ” Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente, si pasojë e aksidentit. Pas ndihmës mjekësore dhe ekzaminimeve të nevojshme, janë liruar për në shtëpi.”, është shprehur Fazliu për lajmi.net.
Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 00:20 dhe ishin të përfshira 2 automjete.