Gjendja e kryetarit të Malishevës, Ragim Begaj, po vazhdon të jetë jo e mirë dhe po e vazhdon trajtimin në Klinikën Infektive, pas infektimit me Coronavirus.
Këtë e ka konfirmuar për Front Online nënkryetari i kësaj komune, Hajdin Berisha.
Ai ka thënë se gjendja është jo emirë dhe po e vazhdon trajtimin në Infektivë, dhe po e merr trajtimin e nevojshëm.
“Gjendja e kryetarit paraqitet e qetë , ende është duke e marrë trajtimin e nevojshëm në klinikën infektive, po trajtohet me terapinë e nevojshme, por gjendja e përgjithshme mbetet jo e mirë”, ka thënë ai.
Berisha është shprehur se me gjendjen aktuale nuk pritet lirimi nga spitali i Begaj.
“Njëherë nuk kemi indikacione që pritet me u liru”, është shprehur ai.
I pari i Malishevës, Ragip Begaj, është shtrirë në Klinikën Infektive me 7 nëntor, 10 ditë pasi kishte dal pozitiv me Coronavirus