Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se në të gjitha rrugët në përgjegjësi të saj ka pasur intervenime me krip dhe largim të borës.
Sipas kësaj ministrie, për shkak të reshjeve të borës të kohë pas kohëshme në 24 orëshin e fundit dhe temperaturave nën zero (-4) u intervenua disa herë me kripë si dhe pastrim të borës në auto-udhën R6 Segmenti Doganaj-Hani i Elezit.
“Ndërsa për shkak ngricave po intervenohet në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët e regjionit të Prizrenit 2: M25 Prizren-Morinë, R115 Prizren – Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë, R114 Dragash – Brod, R222 Brezne – Zhur”, thuhet nga kjo ministri.
Njoftimi i plotë:
Duke u bazuar në të dhënat e ekipeve të mirëmbajtjes së rrugëve të kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe auto-udhët janë të kalueshme.
Në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës ka pasur intervenime me kripë dhe largimin e borës në: Gjilani 1 dhe2, Prishtina 1 dhe 2, Auto-udhët R7, N9, R6, Ferizaj 1 dhe 2, Gjakova 1 dhe 2, Peja 1 dhe 2, Prizreni 1 dhe 2, Mitrovica 1 dhe2.
Për shkak të reshjeve të borës të kohë pas kohëshme në 24 orëshin e fundit dhe temperaturave nën zero (-4) u intervenua disa herë me kripë si dhe pastrim të borës në auto-udhën R6 Segmenti Doganaj-Hani i Elezit.
Ndërsa për shkak ngricave po intervenohet në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët e regjionit të Prizrenit 2: M25 Prizren-Morinë, R115 Prizren – Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë, R114 Dragash – Brod, R222 Brezne – Zhur.
Peja është njëra nga komunat që ka pasur reshje më të mëdha të borës dhe është intervenuar në vazhdimësi për t’i mbajtur rrugët e qarkullueshme.
Në rrugën N9 Pejë-Bogë bëhet largimi i borës nga rruga me hedhëse (frezë) pasi sasia e borës është e madhe dhe ka filluar ngushtimi i rrugës. Bëhet shpërndarja e kripës kundër ngricave. Të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim.
Lusim qytetarët që të bëjnë kujdes gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike.
Për çdo detaj Ministria e Infrastrukturës do t’iu mbajë të informuar.