Polakja Karolina Bielawska u zgjodh “Miss World” e re në konkursin e mbrëmshëm në kryeqytetin portorikan San Juan.
Menjëherë pas fitores, Karolina ka bërë të ditur gjithçka në Instagram. “Kur dëgjova emrin tim, u trondita, ende nuk mund ta besoj. Është nder të mbaj kurorën e Miss World dhe mezi pres të filloj punën. Do ta kujtoj këtë kapitull të mahnitshëm në Porto Riko për pjesën tjetër të jetës sime”, ka shkruar ajo.
Nënkampioneja e parë ishte amerikanja Shree Saini, ndërsa e dyta Olivia Yace nga Bregu i Fildishtë.
Miss-i i ri ka një diplomë master në menaxhim, por aktualisht punon si modele dhe shpreson që një ditë të bëhet një folëse motivuese.
Ajo drejton një projekt për të ndihmuar të pastrehët dhe përgatit ushqime dhe pije të ngrohta, sanduiçe dhe pako të kujdesit shëndetësor për rreth 300 njerëz të pastrehë çdo të diel, sipas Organizatës Botërore MISS.
Karolina është femrae dytë polake me këtë titull bukurie. Kujtojmë se konkursi Miss Bota u shty nga 16 dhjetori në 16 mars të këtij viti , për shkak të pasojave të masave që hynë në fuqi në mes të pandemisë së koronavirusit./FrontOnline/