Revista Maxim e Australisë ka publikuar listën e saj vjetore Hot 100 për vitin 2022, duke renditur femrat më të suksesshme dhe më të bukura në industrinë e argëtimit, sportit dhe kulturës pop. Në krye të listës së tyre ishte aktorja 32-vjeçare Margot Robbie, karriera e së cilës hollivudiane vazhdon në një trajektore rritëse përpara daljes në treg të filmit më të fundit ‘Babylon’.
Kjo është hera e tretë rekord që Robbie arrin në krye të Hot 100. Në vendin e dytë ishte futbollistja Sam Kerr dhe në vendin e tretë në listën e Maxim ishte tenistja australiane Ash Barty.
Robbie së fundmi u bë aktorja më e paguar në Hollywood falë tarifës për filmin Barbie me regji të Greta Gerwig. Sipas Variety, aktorja australiane u pagua 12.5 milionë dollarë amerikanë për të luajtur përballë Ryan Gosling si Ken në këtë film të shumëpritur të bazuar në kukullën ikonë me të njëjtin emër.
Lista përfshin gjithashtu disa gra që mund të mos i prisnit, si ish-ragbisten Danielle Laidley, e cila ndryshoi gjininë nga mashkull në femër në vitin 2020, apo politikanet Penny Wong dhe Annastacia Palaszczuk.
Kryeredaktori i Maxim, Santi Pintado tha se lista e vitit 2022 “vazhdon të festojë gratë e jashtëzakonshme që ndikuan, na lanë përshtypje ose na impresionuan këtë vit me aftësinë, intelektin, humorin, titujt, mendjemadhësinë dhe mega-talentin e tyre në përgjithësi”.
“Nga atletët te aktoret, humoristët te yjet e televizionit, muzikantët te politikanët dhe drejtuesit e lajmeve te modelet dhe influencuesit, lista e Maxim Hot 100 e vitit 2022 mbulon një fushë fantastike të larmishme që nuk do të zhgënjejë ndjekësit tanë besnikë dhe të gjithë australianët”, shtoi ai./FrontOnline/