Mandarinat janë një frut plot me vitaminë C – ato sigurojnë deri në 80% të marrjes ditore të kësaj vitamine. Vitamina C mund të ngadalësojë zhvillimin e sëmundjes së zorrës së trashë dhe gjithashtu ndikon në astmën, osteoartritin ose artritin reumatoid.
Përveç kësaj, mandarinat janë të pasura me vitamina B, kalcium, magnez, zink dhe kalium. Ato gjithashtu stimulojnë funksionet e trurit dhe kontribuojnë në kujtesën më të mirë, dhe dallohen nga aroma e tyre e këndshme dhe shija freskuese.
Megjithatë, siç duhet të jeni të moderuar në çdo gjë, kështu është edhe me mandarinat. Doza e rekomanduar ditore e këtij fruti është deri në shtatë copë.
Nëse konsumoni më shumë se shtatë mandarina, atëherë kjo mund të ndikojë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe një nivel shumë i lartë i fruktozës mund të çojë në shtimin e kilogramëve të tepërt. Prandaj, shijoni mandarinat, por me moderim./FrontOnline/