Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja, ka festuar ditëlindjen mes familjarësh e miqsh të shumtë.
Monika, edhe në festën e ditëlindjes e ka dëshmuar energjinë e pakrahasueshme dhe faktin se ajo është “përgjithmonë e re”.
Ikona e bukurisë shqiptare, për ditëlindjen e saj ka pranuar dhurata nga më të ndryshmet e më të bukurat, ama njëra ishte më e veçanta.
Dhurata në fjalë është një fotografi e madhe e Monika Lubonjes me fustanin e dizenjatorit Valdrin Sahiti. Aktorja ka thënë se kjo është dhurata më speciale që ka marrë.