Moderatorja Lei Kraja është një ndër personat më aktiv në rrjetet sociale.
Ajo njihet për fizikun dhe bukurinë speciale që ka.
Së fundmi, moderatorja i ka dhënë mundësinë ndjekësve të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe padyshim që ato kanë qenë të shumta – ku një nga to ishte se kur do të bëhet nënë.
“Shumë shpejtë” ishte përgjigja e saj e cila zbulojë që dëshiron 2 fëmijë.
Kujtojmë që Lei është shumë e rezervuar për jetën private, por herë pas here zbulon detaje. Pak kohë më parë, ajo ka treguar se është në një lidhje, por identitetin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën zgjodhi ta mbante të fshehtë.