×
  • Auto
  • Auto

    Kjo është bisha e quajtur Lamborghini Huracan STO

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Lamborghini ka sjellë kopje të avionëve luftarakë me katër rrota në treg për dekada. Dhe shumica e modeleve të kësaj marke u mungojnë vetëm topat dhe bombat në listën e pajisjeve. Por ky version i modelit Huracan është padyshim një prej krijesave më të çmendura të çdo modeli Lamborghini.

    Nuk ka mundësi tjetër përveçse të filloni këtë tekst direkt: para jush është një Lamborghini Huracán STO. Shkurtesa STO nënkupton për “Super Trofeo Omologato”. Kjo do të thotë, që në thelb është një makinë gare e zbutur pas timonit.

    Dhe kjo është e mrekullueshme, apo jo?!

    Me pak fjalë, ky është derivat “tjetër” i modelit Huracan. Sa i përket motorit, ai është akoma një motor V10 që merr frymë pa një aparat respirator dhe me 5.2 litra vëllim në rrotat e pasme lëshon deri në 631 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 565Nm. Por ndryshe nga pjesa tjetër e ofertës që përfshin Huracan, kjo me prapashtesën STO vjen në kombinim me peshën prej 1,339 kilogramë, që është për 43 kilogramë më i lehtë se “Performante”, ose peshon edhe më pak se variacionet e tjera në temën e këtij modeli.

    Pra, do të thuhej se një gjë e tillë është e dëshirueshme në çdo rast. Për shkak se super-makinat e sotme kryesisht vuajnë nga mbipesha gjithsesi, kështu që është mirë të shohësh se ky model i veçantë peshon si një sedan kompakt nga fundi i viteve 1990.

    Lehtësia e përsosur e ekzistencës për HuracanSTO arrihet me një dietë rigoroze. Gjithçka në këtë makinë është bërë nga karboni. Edhe qilimat që nuk bëhen më nga ndonjë tekstil, por nga fibra karboni. Dhe ata quhen zyrtarisht “lëkurë karboni”. Por gjithçka në këtë veturë ka funksionin e saj. Dhe gjithçka i nënshtrohet jo vetëm shpejtësisë, por edhe përdorimit absolut në rrugë ose në pistë.

    Lamborghini thotë se Huracan STO prodhon 53 për qind më shumë shtytje sesa versioni “Performante”. Dhe kjo në përkthim do të thotë se kjo makinë është aq e shpejtë sa është e përdorshme me shpejtësitë që arrin. Në të vërtetë, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 3 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 310 km/h./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Auto19 Dhjetor 2024
    Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian u ulën me rreth dy për qind në muajin nëntor, treguan të dhënat nga...
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Xheneta ka dhënë disa doza qortimi ndaj Drilonit për siç tha ajo, se nuk di të shkruajë e të lexojë shqip. Sipas...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi shpesh ndan fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Edhe sot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.