Artistja me famë botërore, Laura Pergolizzi, do jetë në Tiranë për të performuar për herë të parë.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj me anë të një postimi në Instagram.
“Këngëtarja me famë botërore Laura Pergolizzi, e njohur si LP⭐, vjen në Tiranë për super koncertin e saj me hitet më të njohura dhe të dashura për publikun”, shkroi ai në Instagram.
E koncerti i këngëtares së njohur do të mbahet me datë 9 tetor të këtij viti.