Në mbrëmjen e djeshme, gjatë diskutimit mes banorëve të “BBV”, banorja e re, Xheisara ka treguar për eksperiencën e saj të hyrjes shtëpinë më të famëshme në Shqipëri.
Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se hyrja e saj ka qenë një sekret ndaj familjës së saj dhe këtë gjë e ka ditur vetëm e motra.“Përveç motrës nuk i kam thënë të shtëpisë pse jam futur,do kisha qenë më keq po ti kisha thënë dhe të isha futur sepse e njoh mamin tim,do më thoshte jo se do të shohin njerëzit”- ka thënë këngëtarja.
Pastaj Donaldi reagoi i habitur duke i thënë se ajo punon tashmë në jetën e natës.
“Sado të jem vajzë e skenës unë shqetësohem për shëndetin e mamit tim sepse është një person që i përjeton gjërat,kurse babin e kam komplet ndryshe,më thot bëj çfarë të duash dhe mos e vrit mendjen se çfarë thonë njerëzit se atë punë kanë”, e replikoi ajo.