×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është 18 vjeçja nga Kosova e cila ka mahnitur botën për të cilën po flasin të gjithë

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Ajo është vetëm 18 vjeçare dhe është shembull për femrat e reja nëpër botë “Ndiqni qëllimet tuaja. Ndiqni ëndrrat tuaja. Mos hiqni dorë prej tyre, edhe nëse duket e vështirë dhe ndonjëherë e pamundur” këto janë fjalët e Mrikës nga Peja që tani është pjesë e rekordeve botërore.

    Më 15 gusht 2019, si shtatëmbëdhjetë vjeçare, ajo u bë femra më e re në botë që ngjiti të gjitha Shtatë Majat, së bashku me babanë e saj Arianit Nikçi i cili është gjithashtu alpinist. Ata u bënë shqiptarët e parë që ngjitën të gjitha Shtatë Majat. Ata arritën në të Shtatë Majat për 17 muaj.

    Mrika me mbështetjen e babait të saj, i cili e shoqëron atë në të gjitha aktivitetet e alpinizmit, ka filluar me alpinizëm kur ajo ishte 13 vjeç.

    Babë e bijë janë ngjitur në të shtatë Majat më të larta në botë dhe gazeta metro sjell itinerarin e tyre:

    Piramida Carstensz, Indonezi (4,884), u ngjit më 15 gusht 2019

    Mali Elbrus, Rusi (5,642), u ngjit më 20 korrik 2019

    Denali, Amerika e Veriut (6,194) u ngjit më 20 qershor 2019

    Mount Everest, Asia (8,850), u ngjit më 27 maj 2019

    Aconcagua, Amerika e Jugut (6,962), u ngjit më 16 shkurt 2019

    Vinson, Antarctica (4,892), u ngjit më 16 dhjetor 2018

    Kilimanjaro, Afrika (5.895 alt), u ngjit më 29 janar 2018

    Mrika është ngjitur në majat më të larta kombëtare dhe rajonale si:

    Gjeravica (2,656) ngjitje dimërore, maja më e lartë e Kosovës

    Jezerca (2.694) ngjitje dimërore, maja më e lartë në Alpet Dinarike në Shqipëri

    Korab (2.794) maja më e lartë në Shqipëri, ngjitja dimërore

    Hajla (2,403) Ngjitje dimërore, Kosovë

    Maja e Titos (2.747) ngjitje dimërore, Maqedoni

    Maja e Zezë (2,528) ngjitje dimërore, Kosovë

    Mrika që kur ishte 7 vjeç, ajo filloi të stërvitej në karate, dhe ishte një konkurrente shumë e suksesshme, madje ajo ishte kampione e Kosovës në Kata dhe Kumite, gjithashtu ajo ka rripin e zi në Dan1. Mrika ishte gjithashtu një konkurrente shumë e suksesshme e skive, por tani ajo bën ski vetëm për argëtim me miqtë dhe familjen e saj.

    Nga Rubrika
    Sport24 Prill 2025
    Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Pasi...
    Sport23 Prill 2025
    Llapi është finalist i Kupës së Kosovës në futboll, pasi ka konfirmuar dominimin ndaj Drenicës edhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales. Skuadra...
    Sport23 Prill 2025
    Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e Artë në Kampionatit Europian të Xhudos për Senior që po mbahet në Podguricë të Malit...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2025
    Pesë shtëpi, katër banesa, dy vetura porche, rreth 850 mijë euro para në bankë, 1247 metra katror lokale afarist, e shumë para...
    Lajme24 Prill 2025
    Deputetja e Kuvendit të Koosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka raportuar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e...
    Lajme24 Prill 2025
    Lëvizja Vetëvendosje as në seancën e nesërme nuk do të zmbrapset nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, kështu bëri...
    Lajme24 Prill 2025
    Më shumë se 236 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e tërmetit me magnitude 6.2 të shkallës Rihter që goditi mesditën...
    Lajme24 Prill 2025
    Kosova, gati 3 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, nuk po arrin të konstituojë Kuvendin, rrjedhimisht as formimin e qeverisë. Kjo çështje u...
    Lajme24 Prill 2025
    Vetëm disa ditë pas hapjes me pompozitet dhe prezantimit si një nga klinikat më moderne për transplant flokësh në vend, “Care &...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.