Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka ofenduar.
I dyshuari pas arrestimit dhe verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë 03.02.2023-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij, duke e ofenduar me fjalë fyese. I dyshuari pas arrestimit dhe verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. Rasti në proces hetimor”, thuhet ën raportin 24 orësh të Policisë./Front Online