Supermodelja 48-vjeçare shpjegoi pse vendosi për një politikë sigurimi prej 2 milionë dollarësh për këmbët e saj. Modelja Heidi Klum tha në emisionin me Ellen DeGeneres se një klient i siguroi dikur këmbët e saj për 2 milionë dollarë dhe shpjegoi pse njëra nga këmbët e saj është më e shtrenjtë se tjetra.
“Kur isha e re, rashë në një xham dhe kam një vrragë të madhe. Tani përdori aq shumë sprej vetë-errësues sa që as që duket”, e pranoi ajo. Ajo gjithashtu tha: “Njëra ishte më e shtrenjtë se tjetra… Është e çuditshme ajo që bëjnë disa njerëz”. Prezantuesja e pyeti modelen se cilën pjesë të trupit do ta siguronte ende dhe Heidi tha se ishte gjoksi i saj./FrontOnline/