Futbollisti holandez, Daley Blind e ka përjetuar shumë keq situatën që i ndodhi mesfushorit danez Christain Eriksen kur pësoi sulm në zemër në ndeshjen ndaj Finlandës, madje Blind u ka thënë shokëve të skuadrës së po mendon të mos luaj me Holandën në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Ukrainës.
Blind është një mik i ngushtë dhe ish-shok ekipit i Eriksen, me dyshen që ka luajtur së bashku tek Ajax, por përveç kësaj ai kishte pasur një situatë gati të ngjashme me Eriksenin.
Blind, ishte rrëzuar për tokë në një miqësore para-sezonale kundër Hertha Berlin, në gusht 2020 duke frikësuar shumë shokët e skuadrës dhe të pranishmit.
31-vjeçari startoi me Holandën në fitoren 3-2 të Grupit C ndaj Ukrainës, dhe ai shpërtheu në lot pasi u zëvendësua në pjesën e dytë madje ai kishte pasur dyshime nëse duhet apo jo ta nis takimin.