×
  • Vip
  • Vip

    Kishte dy lidhje paralele, flet për herë të parë bashkëshortja e Ilir Shaqirit në Big Brother VIP

    FrontOnline
    13 Janar 2022

    Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, Ilir Shaqiri rrëfeu për tradhtinë dhe mënyrën si ai dhe bashkëshortja shpëtuan martesën.

    Për këtë u komentua shumë gjatë dhe nga banorët, por edhe nga publiku.

    Bashkëshortja e tij Emanuela ka folur për emisionin “Goca dhe Gra” duke thënë se falja është shumë e rëndësishme dhe zgjodhi ta bënte pasi Iliri po bënte çdo gjë që të fitonte sërish besimin e saj.

    Ndër të tjera, ajo u shpreh se njerëzit mund të gabojnë por falë ndjenjave mund të luftohet për të lënë pas të kaluarën dhe për të ecur para.

    Emanuela: Unë besoj se në jetë mund të gabohet dhe gjëja më e rëndësishme sipas meje është falja. Është shumë e vështirë të falësh por edhe të kërkosh që tjetri të të falë. Nuk e justifikoj Ilirin me asgjë, por qe shumë i zoti sepse pati shumë durim dhe më lejoi ta falja.

    Dalina Buzi: Ke qenë në dijeni të komenteve, si do të ishte reagimi në Itali nëse do ishte Iliri në Grande Fratello?

    Emanuela: Besoj se do ishte e njëjta gjë sepse nuk jemi gati ende të flasim për tradhtinë. Shumica e njerëzve që tregojnë gishtin tregues janë të parët që e bëjnë. Duhet kurajo dhe ta thuash. Është një gjë që ne e kishim zgjidhur, për ne është diçka e së shkuarës, e vdekur dhe e varrosur vendosa të eci para pa probleme. Nuk prisja të flisja dhe ta shikoja unë nga shtëpia dhe të përballesha me këtë publik por nëse e ka bërë, besoj se kishte nevojë të ndihej vetvetja pa e gënjyer publikun dhe duke hequr plotësisht maskën duke treguar historinë më të rëndësishme. Besoj se ka qenë shenjë besnikërie ndaj publikut.

    Mendoj se do edhe kurajo ta diskutosh me partnerin, megjithatë e ndjeva nga ana e Ilirit sepse kemi vuajtur shumë të dy. Ka vuajtur dhe ai në një mënyrë që nuk e shikoja normale dhe thoja si ka mundësi që e ke bërë këtë gjë dhe qan më shumë se unë. Në jetë mund t’i ndodhë kujtdo të gabojë, nuk e justifikoj tradhtinë, kemi 21 vite bashkë, besoj se në jetë ndodh që të gabojnë njerëzit por nëse ka ndjenjë, luftohet që të ecet përpara.

    Nga Rubrika
    Vip19 Nëntor 2024
    Arioni është brengosur për mënyrën se si po e sheh publiku. Këtë çështje e ka diskutuar me Sarën dhe Gresën. “Unë muj...
    Vip19 Nëntor 2024
    Kevini, Gresa dhe Sara kanë diskutuar rreth Dianës dhe vendimit të saj për të qëndruar në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova...
    Vip19 Nëntor 2024
    Edi ka komplimentuar Sarën për dukjen. “Mos fol bre, shumë të mirë e ki zonin. Ti ske nevojë me fol se bukuria...
    Të tjera
    Sport19 Nëntor 2024
    UEFA ka hapur një hetim për të gjykuar rastin në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, ku ka njoftuar në faqen e tyre...
    Lajme19 Nëntor 2024
    100 mijë euro grant nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i përfitoi edhe vëllai i deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, e vlerësoi si skandaloze paraqitjen e dy kryeministrave pas mbledhjes së...
    Sport19 Nëntor 2024
    Portieri legjendar Gianluigi Buffon ka shpërfillur Cristiano Ronaldon kur emëroi lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë. Ish-portieri italian...
    Sport19 Nëntor 2024
    FIFA do të detyrohet t’ia paguajë 3 milionë euro dëmshpërblim skuadrës së Barcelonës për shkak të lëndimit që e pësoi në muajin...
    Vip19 Nëntor 2024
    Edi ka komplimentuar Sarën për dukjen. “Mos fol bre, shumë të mirë e ki zonin. Ti ske nevojë me fol se bukuria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.