Aktorja Zendaya u deklarua nga shumë njerëz ndoshta si gruaja me veshjen më të mirë në ceremoninë e Oskarëve e këtë vit. Ajo u shfaq me një fustan të verdhë, të mahnitshëm dhe që të linte pa frymë, nga marka Valentino.
Kjo bukuroshe nuk kishte shumë grim, por bukuria e saj natyrale doli në pah. Një përshtypje shtesë e sirenës i dhanë flokët e gjatë deri te vithet që valëviteshin nga era. Por shumë pyetën pse ajo po monitorohej gjatë gjithë kohës nga pjesëtarët e sigurimit. Dhe për këtë dukej se kishte arsye të fortë.
Pavarësisht nga veshja dhe këpucët e shtrenjta, Zendaya kishte veshur bizhuteri Bvlgari me vlerë gati gjashtë milion dollarë. Kjo është arsyeja pse ajo u ndoq në çdo hap nga përfaqësuesit e sigurimit, në mënyrë që të mos humbte asnjë gur të vetëm./FrontOnline/