×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kisha Katolike e Anglisë e ka fshehur abuzimin e fëmijëve, nga 1970-a ka pranuar ankesa për mbi 3.000 raste

    FrontOnline
    10 Nëntor 2020

    Sipas një hetimi të pavarur, Kisha Katolike e Anglisë e ka tradhtuar qëllimin e vet moral duke i dhënë prioritet reputacionit të vet para mirëqenies së fëmijëve, të cilët janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë.

    Në këtë hetim kritikohet lidershipi i kardinalit Vincent Nichols dhe thuhet se dështimi i Vatikanit për të bashkëpunuar në hetim shkon përtej të kuptuarit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Në raportin me 162 faqe thuhet: “Neglizhimi nga kisha i mirëqenies fizike, emocionale dhe shpirtërore të fëmijëve dhe të rinjve në favor të mbrojtjes së reputacionit të vet ka qenë në konflikt me misionin e saj të dashurisë dhe kujdesit për personat e pafajshëm dhe të dobët.”

    Mes viteve 1970 dhe 2015, kisha ka pranuar më shumë se 900 ankesa, ku përfshihen mbi 3.000 raste të abuzimit seksual të fëmijëve. Ankesat kanë qenë të drejtuara ndaj më shumë se 900 personave, përshirë priftërinj, murgj dhe vullnetarë. Gjatë kësaj periudhe janë bërë 177 ndjekje penale që kanë rezultuar në 133 dënime.

    Për më tepër, ankesat civile kundër dioqezave dhe instituteve fetare kanë rezultuar në miliona funte që është dashur të paguhen si kompenzim për viktimat e dhunimit.

    Në raport thuhet se në abuzimin seksual të fëmijëve ka pasur raste të masturbimit, seksit oral, dhunimit vaginal dhe anal. Në disa raste, dhunimi ka përfshirë edhe rrahje sadiste, të nxitura nga kënaqësia seksuale.

    Një djalosh ka thënë se nga mosha 11 deri 15-vjeçare është abuzuar qindra herë nga një prift. Pas secilit incident, djaloshit i është kërkuar që të rrëfehet dhe prifti i përfshirë në këtë rast ia ka bërë të qartë viktimës se vendi i motrës së tij në një manastir varet nga dëgjueshmëria e tij”, thuhet më tej në këtë raport.

    Në këtë dokument theksohet se kisha ka dështuar t’i përkrahë viktimat e dhunimit, por ka marrë masa për t’i mbrojtur dhunuesit e dyshuar duke i vendosur në pozicione tjera. “Abuzimi seksual i fëmijëve është fshehur nën tepih”, thuhet figurativisht në këtë raport.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një 33-vjeçar ka vdekur në Shqipëri. Kjo si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”. Shoferi ka humbur...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë për një sulm fizik ndaj taksistit kosovar. Sipas këtyre raportimeve, F.S., 34-vjeçar, është sulmuar fizikisht...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një 33-vjeçar ka vdekur në Shqipëri. Kjo si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”. Shoferi ka humbur...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu, ka realizuar sot një vizitë në komunën e Mitrovicës. Ai thotë se...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Edhe në kantonin e Bazelit, Bedri Hamza i është drejtuar përkrahësve të tij. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një qytetar nga Podujeva i ka gjetur sot një shumë të parave, që me siguri se i kanë humbur dikujt dhe ato...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.