×
  • Auto
  • Auto

    Kinezët prezantojnë një hibrid makinë-helikopter – VIDEO

    FrontOnline
    26 Tetor 2021

    I pëlqen dikujt apo jo, Kina vërtet prodhon disa makina të shkëlqyera, SUV luksoz, hibrid dhe automjete elektrike, dhe mund të tregtojë një makinë fluturuese para kujtdo tjetër.

    Kompania koreano-jugore Hyundai vlerëson se makinat fluturuese do të bëhen realitet para fundit të dekadës, por marka kineze Xpeng po përpiqet ta bëjë këtë edhe më herët.

    Xpeng ka prezantuar një makinë fluturuese që do të tregtohet nga filiali i saj HT Aero, i cili fokusohet ekskluzivisht në Urban Air Mobility (UAM), dhe deri më tani ka kryer më shumë se 15,000 fluturime testuese me prototipe të ndryshme të dronëve dhe makinave fluturuese. Prototipi i fundit ende nuk ka një emër, por Xpeng pret që prodhimi të fillojë që në vitin 2024. Automjeti elektrik ka përmasa të ngjashme me një makinë standarde, por ka helikë të palosshme që mund të “fshihen” në trup kur makina lëviz në tokë.

    Por koncepti ka edhe të metat e veta. Para së gjithash, helikat duken të rënda, dhe kjo nuk do të ndikojë pozitivisht në diapazonin. Edhe nëse janë bërë nga një material i lehtë si karboni, problemi në këtë rast bëhet kostoja.

    Tesla gjithashtu planifikon të ketë një makinë fluturuese dhe drejtori i kompanisë Elon Musk njoftoi në vitin 2019 se Roadset do të jetë në gjendje të fluturojë. Që atëherë, nuk ka pasur asnjë provë për të vërtetuar pretendimet e tij, por një gjë është e sigurt, cilado kompani që të vijë e para, patjetër do të tërheqë shumë vëmendje.

    Mbetet shpresa se ligjet dhe protokollet e sigurisë do të përparojnë po aq shpejt sa teknologjia./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Auto15 Nëntor 2024
    Nga viti 2024, automjetet e reja plotësojnë kërkesat për një targë historike të automjetit. Qoftë Volkswagen Polo III, BMW E36 Compact apo...
    Auto15 Nëntor 2024
    Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla ka tërhequr nga tregu 2431 kopje të modelit Cybertruck për shkak të një defekti. Kështu ka...
    Auto14 Nëntor 2024
    Porsche ka njoftuar se do të prodhojë 2,500 shembuj 911 Dakar, më ndryshe se të tjerët, e që me gjasë do të...
    Të tjera
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme, Gresa ka akuzuar Anisën se po e shfrytëzon Burimin. Por Anisa këtë e akuzë nuk e ka pranuar,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime. Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në një...
    Lajme17 Nëntor 2024
    UEFA sot pritet të marrë vendim rreth ndeshjes Rumani-Kosovë, e cila u zhvillua të premten në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre si shkak...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, të mos “mërzitet” dhe të mos reagojë nëse akuzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.