×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Kina rrit ndikimin mbi mediat publike shqiptare, vëren raporti

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Një raport i publikuar nga fondacioni Konrad Adenauer vëren rritje të ndikimit të Kinës mbi mediat e Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë, ku influenca më e madhe vihet re në mediat publike si ATSH dhe RTSH.

    Një raport i publikuar nga fondacioni “Konrad Adenauer” evidenton rritjen e ndikimit të Kinës mbi mediat e Europës Juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë, si dhe zgjerimin e prezencës së saj në ekonomi, politikë, jetën sociale dhe atë kulturore përgjatë dekadës së fundit.

    Raporti “Në radar: Prania mediatike në rritje e Kinës në Europën Juglindore” është hartuar nga eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Vladimir Shopov, me mbështetjen e “Konrad Adenauer Stiftung”. Ai thekson se Kina është investuar gjithashtu në krijimin e një rrjeti bashkëpunimi me mediat publike dhe ato private në rajonin e Ballkanit, duke u përpjekur që të ndikojë temat dhe narrativën në debatin publik.

    Rritja graduale e ndikimit të Kinës vlerësohet se ka ndodhur në një kohë të turbullt për pozicionimin gjeopolitik të Ballkanit dhe është influencuar nga ngjarje të tilla si menaxhimi i pandemisë së COVID-19, politikat ndaj rrjetit 5G dhe kompanisë teknologjike Huawei, konflikteve me Shtetet e Bashkuara dhe qëndrimit ambivalent të Europës.

    Në Shqipëri, ndikimi më i madh evidentohet në mediat publike si Agjencia Telegrafike Shqiptare, ATSH dhe Radio Televizioni Shqiptar, RTSH, të cilat kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me agjencitë simotra në Kinë.

    Sipas raportit, ATSH ka rritur bashkëpunimin që prej vitit 2012 me agjencinë shtetërore kineze, Xinhua, ndërkohë që në vitin 2019 edhe RTSH firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me homologët e saj, duke përfshirë shkëmbimin e përmbajteve mediatike si filma, dokumentarë, filma për fëmijë, si edhe trajnime të stafit.

    “Një sasi domethënëse produktesh ofrohen falas nga ana kineze. Marrëveshja lehtëson edhe transmetimin e dokumentarëve mbi sistemin e qeverisjes në Kinë, të tillë si “Kina: Koha e Xi,” thuhet në raport, duke iu referuar serialeve televizive mbi udhëheqësin e Partisë Komuniste kineze, Xi Jinping.

    Raporti thekson megjithatë se në Shqipëri nuk janë identifikuar media me politika editoriale pro-kineze dhe as media me pronësi kineze. Gjithsesi, mungesa e transparencës mbetet një problematikë, sidomos në lidhje me platformat online dhe në platformat e reja.

    Edhe mbulimi mediatik i ndihmave të ardhura nga Kina, sidomos në kohën e pandemisë së COVID-19 konsiderohet neutral, ndërkohë që theksohet se politikanët e nivelit të lartë kanë zgjedhur të evitojnë promovimin e bashkëpunimit me Pekinin.

    “Për shembull, ndihmat mjekësore në Shqipëri u pritën nga zëvendësministrat, duke sjellë sfumim të interesit të medias në këto çështje,” shtohet aty.

    Raporti i ekspertit Shopov vlerëson se ambasada dhe ambasadori kinez në Tiranë kanë luajtur një rol aktiv për rritjen graduale të bashkëpunimit me gazetarët shqiptarë, duke organizuar takime dhe tryeza joformale pune apo edhe programe shkëmbimi.

    Si pjesë e këtyre programeve, gazetarët apo drejtuesit e mediave publike kanë kryer udhëtime studimore në Kinë, ku pas kthimit të tyre në Shqipëri ata shkruajnë dhe publikojnë përshtypjet e tyre.

    Gjithsesi, praktika të tilla nuk janë provuar gjithnjë të sukseshme sipas raportit. Kur këto artikuj nuk janë pëlqyer nga Pekini, gjuha e diplomatëve kinezë ndaj gazetarëve shpeshherë ka qenë e ashpër.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ja çfarë dihet deri më tani për njeriun që u arrestua si i dyshuari për sulmin me makinë në një treg Krishtlindjesh...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në spitalin Mugla në jugperëndim të Turqisë, ku si pasojë humbën jetën katër anëtarë të...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria zyrtarisht e ka bllokuar për një vit qasjen në rrjetin social TikTok. Vendimi u mor ditën e djeshme nga ekzekutivi shqiptar....
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në spitalin Mugla në jugperëndim të Turqisë, ku si pasojë humbën jetën katër anëtarë të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria zyrtarisht e ka bllokuar për një vit qasjen në rrjetin social TikTok. Vendimi u mor ditën e djeshme nga ekzekutivi shqiptar....
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Niveli i kërcënimit po rritet në arenën globale, por nuk ka nevojë të trembni njerëzit duke folur për Luftën e Tretë Botërore....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa u ka treguar konkurrentëve se me kë ka biseduar në telefon për herë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.